Ishte parashikuar që numri i "yjeve që bien" këtë vit do të arrinte në 100 brenda një ore. Megjithatë, të dhënat e monitorimeve, në të cilat u përfshinë më shumë se 500 astronomë në mbarë botën, tregojnë se numri maksimal i meteorëve arriti deri në 124 në orë.

Perseids është një nga shirat më të fuqishëm meteor. Ai ndodh kur Toka përfshihet nga gjurma, reja e pluhurit e kometës Suift-Tuttle. Herën e fundit kometa kaloi afër Tokës në muajin dhjetor të vitit 1992, çka rriti dhe aktivitetin e Perseids. Në gusht të vitit 1993 astronomët në Europë regjistruan rënien e 500 meteorëve në orë.