Rezultati i Llashmanovës - 1 orë, 27 minuta dhe 9 sekonda. Rusja Anisja Kirdjapkina fitoi medaljen e argjendtë. Medaljen e bronzit e meritoi kinezja Liu Hong.

Kjo është medalja e dytë e artë e atletëve rusë në Kampionatin Botëror të Atletikës së Lehtë që po zhvillohet në "shtëpinë e tyre". Edhe medalja e parë e artë po ashtu u fitua në disiplinën ecje sportive nga atleti Aleksandër Ivanov.