Për vizitim do të hapet garnizoni ushtarak Targovishte, ku u krye ekzekutimi i diktatorit dhe bashkëshortes së tij. Turistët do të mund të shohin murin, tek i cili u pushkatuan Nikollai Çaushesku me Elenën. Publikut do t’i tregohen edhe shtretërit, në të cilët fjetën në prag të pushkatimit bashkëshortët. Çmimi i biletës për vizitimin e vendit të ekzekutimit të Çausheskut do të jetë 7 RON (rreth 2 $).

Në vitin 1989 Tribunali Revolucionar Ushtarak i Rumanisë akuzoi Nikollai Çausheskun, i cili udhëhoqi Rumaninë nga viti 1965 deri në vitin 1989, dhe gruan e tij për gjenocid dhe minim të autoritetit shtetëror dhe i dënoi ata me vdekje.