Siç pritet, Parlamenti i Republikës Çeke më 16 gusht do të fillojë diskutimin e çështjes së vetëshpërbërjes së Dhomës së Deputetëve. Nëse deputetët do të votojnë për ndërprerjen e hershme të kompetencave të veta, atëherë Dhomën e Deputetëve do ta shpërndajë Presidenti i Republikës Çeke.

Sipas kushtetutës aktuale, Kryetari i shtetit pas shpërbërjes së Parlamentit shpall datën e zgjedhjeve të parakohshme.