Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, Polonia në vitet 2006-2007 ka përpiluar në mënyrë abuzive dhe të pandërgjegjshme bazën e të dhënave të fermerëve dhe të tokave në pronësi të tyre, gjë kjo që ka penguar për të kontrolluar rregullsinë e shpërndarjes së subvencioneve.

Zyrtarët evropianë i llogaritën Polonisë gjithsej gjoba me një shumë prej 39 milionë euro për 2 vjet, por një pjesë e këtyre parave i është mbajtur tashmë vendit. Pjesa e mbetur 30.4 milionë € do të zbritet nga subvencionet (grantet) e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që Polonia ndëshkohet për shkeljet e bëra në procesin e shpërndarjes së subvencioneve bujqësore evropiane. Më parë atë e detyruan të kthente 80 milionë euro.