Ekipet kombëtare të futbollit të Italisë dhe Argjentinës ditën e mërkurë do të luajnë një ndeshje miqësore në nder të Papës në stadiumin olimpik të Romës.

"Unë ju lutem ta konsideroni sportin si një dhuratë të Perëndisë, si një mundësi për të realizuar talentet tuaja, por në të njëjtën kohë edhe si përgjegjësi - tha Papa, që gëzon namin e një sportdashësi të pasionuar, duke iu drejtuar lojtarëve. - Njerëzit ju vëzhgojnë jo vetëm kur ndodheni në fushën e lojës. Kjo është një përgjegjësi sociale!".