Garat e biatlonit veror janë mbajtur tashmë në Voronezh, ndërsa të radhës janë garat e biatlonit me tanke që do të mbahen më 17 gusht në afërsi të Alabinos në periferi të Moskës.

Biatloni me tanke parashikon të përshkuarit e distancës në pistën e caktuar me shpejtësi, dhe po ashtu si në biatlonin me ski, pjesëmarrësit e garës duhet të godasin gjatë intervaleve disa objektiva.

Meqenëse nga ekuipazhet e automjeteve luftarake kërkohet kombinimi i aftësisë së pilotimit (apo drejtimit të tankut nëpër terren të thyer e me pengesa) me saktësinë e goditjes në shënjestër, biatloni ushtarak konsiderohet si një mënyrë për përsosjen e aftësive luftarake.