Hyperloop - kështu e quajti Musk sistemin, sipas projektimit të të cilit kapsulat me pasagjerë lëvizin nëpër një tunel me vakuum nën ndikimin e përshpejtuesve magnetikë me një shpejtësi më të madhe se 1000 km/h. Me anë të Hyperloop mund të udhëtohet nga Los Angeles në San Francisko vetëm për gjysmë ore.

Musk deklaroi se ai nuk ka mundësi të merret në mënyrë të pavarur me zbatimin e projektit, por shpreson se sipërmarrës të tjerë do të angazhohen në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit Hyperloop. Sipas tij, kostoja e zbatimit të këtij sistemi arrin një shumë prej 6 miliardë $.