Marco Antonio Quispe Palomino dhe Alejandro Borda Casafranca u vranë pasi ushtarët e trupave qeveritare arritën të binin në gjurmët e tyre në xhungël dhe të qëllonin me granata kasollen e kamufluar ku jetonin ata.

Trupat e pajetë të rebelëve u dërguan në kryeqytetin e Perusë, Lima, ku testi i ADN-së konfirmoi identitetin e tyre. Presidenti peruan Ollanta Humala e quajti këtë operacion kundër "Sendero Luminoso" një goditje të rëndë mbi terrorizmin.