Ligji për këtë u nënshkrua nga Guvernatori i këtij shteti, Jerry Brown.

Tani në të gjitha institucionet arsimore të Kalifornisë vajzat, të cilat e perceptojnë veten si djem, do të mund të përdorin WC-të dhe dhomat e zhveshjes për meshkuj, ose të bashkohen me ekipin sportiv të meshkujve, dhe anasjelltas. Sipas mendimit të hartuesit të ligjit, fëmijët transeksualë në këtë mënyrë nuk do ta ndjejnë veten të izoluar.

Rregulla të ngjashme kanë vepruar në shumicën e shkollave në Kaliforni edhe më parë, por ato nuk ishin formuluar ligjërisht.