Sipas projektreformës, kompania shtetërore monopoliste e naftës Pemex do të fitojë të drejtën të formojë partneritete me kompanitë energjetike private si në fushën e eksplorimit, ashtu edhe në atë të nxjerrjes së naftës, çka do të mundësojë eliminimin e prirjes së rënies së veprimtarisë së prodhimit të naftës në vend.

Për zbatimin e reformës nevojitet ndryshimi i Kushtetutës së Meksikës, pasi në të është fiksuar monopoli i kompanisë Pemex në nxjerrjen dhe përpunimin e naftës.