Virusi u zbulua vetëm në versionin e faqes së Internetit në gjuhën kineze. Ai përdor një vrimë në platformën e programeve Java, për të infektuar kompjuterët e përdoruesve. Në të ardhmen hakerët mund të menaxhonin nëpërmjet kompjuterave të infektuar.

Keqbërësit, të cilët infektuan faqen e Dalai Lamës, e kanë sulmuar vazhdimisht burimin që nga viti 2011. Këta janë po ata hakerë, sipas fjalëve të ekspertëve, të cilët merren me sulmet mbi faqet e Internetit të grupeve të të drejtave të njeriut në Azi.

Me sa duket, qëllimi i virusit janë kompjuterat e aktivistëve të luftës për të drejtat e njeriut, të cilët e vizitojnë shpesh faqen e Internetit të Dalai Lamës.