Në nder të ditëlindjes së politikanit legjendar në Havana do të zhvillohet një koncert i madh dhe do të prezantohet libri "Fidel Castro, ushtar i ideve" ("Fidel Castro, soldado de las ideas").

Gjatë viteve të fundit Fidel Kastro nuk ka marrë pjesë në asnjë nga aktivitetet dhe ceremonitë e organizuara me rastin e ditëlindjes së tij, kështu që ka arsye për të besuar se edhe këtë vit kjo traditë do të ruhet.

Në vitin 2006 Fidel Kastro, i cili e ka drejtuar vendin përgjatë disa dekadave me radhë, u sëmur rëndë dhe u detyrua të largohet nga të gjitha postet drejtuese.