Është njoftuar se të dielën në mëngjes sulmuesit hapën zjarr mbi vizitorët e xhamisë. Me sa duket, përgjegjësia për këtë sulm bie mbi islamistët radikalë.

Mijëra njerëz janë vrarë nga fanatikët fetarë në pjesën veriore të Nigerisë që nga momenti i themelimit të grupit radikal islamik "Boko Haram". Emri i grupit në gjuhën lokale Hausa do të thotë "Edukimi perëndimor është mëkat". Ky grup lufton për themelimin e një shteti islamik në veri të Nigerisë.