Për këtë njofton botimi “The Indian Express”.

Klerikët shpjeguan se femrave islamike u ndalohet t’u demonstrojnë meshkujve të tjerë bukurinë e tyre. Liderët shpirtërorë rekomanduan gjithashtu përdorimin e rrjeteve sociale për gjëra të dobishme, dhe jo për flirtime, duke deklaruar se miqësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë në Internet.

Klerikët myslimanë pohojnë se kohët e fundit atyre kanë filluar t'u vijnë mijëra letra me kërkesën për dhënien e këshillave se si duhet të sillen në Internet besimtarët e devotshëm.