Shkrimtarja britanike bëri debutimin e saj në renditjen e "Forbes", duke fituar gjatë vitit të kaluar rreth 95 milionë $.

Suksesi komercial i librit ka të bëjë edhe me faktin se libri mund të blihet edhe në versionin elektronik, çka bën të mundur, pa patur ndrojtje, leximin e romanit në vendet publike.

"Pesëdhjetë hijet e grisë" është libri i parë, i cili ka arritur shifrën 1 milion kopje të shitura për librin elektronik Kindle në dyqanin online Amazon.

Këtë vit romani u përfshi gjithashtu në listën amerikane të librave më fyes.