“Apple” vendosi të heqë dorë nga “Google Earth” për telefonat celularë dhe filloi zhvillimin e një aplikacioni personal, materialin për të cilin do e mbledhë vetë.

Në konfliktin e kompanisë “Apple” me ushtrinë norvegjeze u përfshinë edhe Ambasada amerikane, si dhe Kryetari i Bashkisë i Oslos, Fabian Stang, i cili tashmë i ka dërguar një letër Ministrit të Mbrojtjes të vendit për të sqaruar situatën. Ai mbajti anën e “Apple”, duke pasur parasysh faktin që aplikacioni për celularët do të jetë i dobishëm për qytetin, ndërkohë që çështjet e sigurisë mund të zgjidhen në ndonjë mënyrë tjetër.