Gjatë kësaj fundjave fitimet nga shfaqja e filmit në kinematë botërore u rritën duke kapur shumë gati 502 milionë $ - 5.3 milionë $ më shumë se sa fitimet gjatë shfaqjes së eposit historik "Troy", i cili deri më tani cilësohej si projekti më fitimprurës në karrierën e Brad Pitt si aktor.

"World War Z" grumbulloi 197.4 milionë $ gjatë shfaqjes në kinematë e Amerikës Veriore dhe 305.2 milionë $ gjatë shfaqjes në kinematë botërore. Brad Pitt ishte producenti i filmit dhe luajti në të rolin kryesor - ish-zyrtarin e OKB-së, i cili përpiqet të ndalë pandeminë-zombie që ka prekur gjithë botën.