Si pasojë e shpërthimit të zjarrit fatmirësisht nuk u lëndua askush. Shkaku i incidentit dyshohet të ketë qenë goditja nga rrufeje e një rezervuari me naftë.

Sipas dëshmive të ekspertëve, në rafineritë e naftës në Venezuelë, e cila është eksportuesja më e madhe e naftës në Amerikën e Jugut, vitet e fundit ndodhin rregullisht incidente. Vitin e kaluar një shpërthim në rafinerinë më të madhe të naftës në vend mori jetët e 39 personave dhe paralizoi punën e uzinës për disa muaj.