Autoritetet shpresojnë se peshkatarët janë strukur në ndonjë vend të sigurt për t'i shpëtuar tërbimit të fatkeqësisë natyrore dhe se ata do të japin shenja jete sapo të pushojë era.

"Utor" është tajfuni më i fuqishëm këtë vit në Filipine, forca e erës në epiqendër të tij arrin shpejtësinë 200 km/h. Për shkak të tajfunit janë evakuuar rreth 1.000 njerëz, në portet detare më shumë se 8000 pasagjerë presin rifillimin e lundrimit të anijeve, shumë fluturime janë anuluar. Në disa zona të ishullit kryesor filipinas Luzon është ndërprerë furnizimi me energji elektrike. Në një sërë provincash janë mbyllur shkollat.