Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Kombëtar të vendit, kjo është temperatura maksimale absolute gjatë 52 viteve të historisë së vëzhgimit të motit në Japoni. Përveç kësaj, për herë të parë në historinë e vendit për tre ditë rresht meteorologët kanë regjistruar temperaturën mbi 40 gradë Celsius.

Pothuajse në të gjithë territorin e Japonisë tani mbizotëron një mot i nxehtë mbytës. Që nga fillimi i verës për shkak të vapës së madhe kanë humbur jetën 68 banorë, ndërsa më shumë se 32.000 të tjerë janë hospitalizuar me goditje nga i nxehti.