Testimet e lundrimit të aeroplanmbajtëses janë planifikuar të zhvillohen në vitin 2016, ndërsa në vitin 2018 ajo duhet të përfshihet në armatimet e Forcave Ushtarake Detare.

Pesha e ujit të zhvendosur nga aeroplanmbajtësja (baras me peshën e anijes) "INS Vikrant" është 37.500 ton, gjatësia - 256 m, gjerësia - 56 m, lartësia - 12 metra. Shpejtësia më e madhe e saj arrin në 28 nyje detare, ndërsa distanca e lundrimit 7.5 mijë milje arrihet me një shpejtësi lundrimi prej 18 nyjesh.

Ekuipazhi i saj, duke përjashtuar anëtarët e personelit, do të përbëhet nga 1.400 marinarë dhe 160 oficerë. Në aeroplanmbajtëse do të mund të vendosen më shumë se 30 aeroplanë gjuajtës dhe helikopterë.