Christoph dhe Rüdiger Zimmermann, të cilët më parë i kishin regjistruar marrëdhëniet e tyre si një bashkim civil, morrën bekimin zyrtar të kishës dhe u përfshinë në regjistrin e çifteve të martuara.

Martesa homoseksuale u dënua nga përfaqësuesit e disa qarqeve protestante. Përkatësisht këtij rasti ata iu referuan Biblës, ku thuhet se martesa nënkupton në vetvete marrëdhëniet mes një burri dhe një gruaje.

Në përgjigje të kritikave, Presidenti i Kishës Ungjillore të Hessen dhe Nassau, Volker Jung, pranoi se në Bibël homoseksualiteti konsiderohet si një sëmundje dhe mëkat. Megjithatë, martesat e çifteve mes personave të të njëjtit seks, sipas fjalëve të tij, kushtëzohen nga kërkesat e kohës në të cilën jetojmë.