Aksidenti ndodhi në territorin e shtetit federal të Brandenburgut.

Menjëherë pas ngritjes në ajër piloti pikasi një difekt në funksionimin e "An-2" dhe vendosi të kryente një ulje emergjente në fushë. Gjatë uljes avioni u përmbys. Megjithatë, të gjithë udhëtarët e moshuar arritën të dilnin vetë nga avioni. 5 prej tyre u dërguan në spital me djegie dhe të çara në trup, ndërsa të tjerët thjesht mbetën nën efektin e shokut.

Aeroplani duhet t’i transportonte turistët në Heringsdorf, në ishullin e Usedom në Detin Balltik.