Anija raketore "Dagestan" dhe anija e vogël e artilerisë "Vollgodonsk" mbërritën në Baku për një vizitë jozyrtare në kuadër të zhvillimit dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet flotave të dy vendeve në Detin Kaspik, - njoftoi shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Jugor të Rusisë. Programi i hyrjes në portin e Bakusë parashikon një takim të përfaqësuesve të Komandës së flotiljes së Kaspikut me përfaqësuesit e Forcave Ushtarake Detare të Azerbajxhanit".