Ai mbërriti në Kolumbi, ku u takua me Presidentin dhe Ministrin e Financave të vendit. Të hënën në mbrëmje Sekretari Amerikan i Shtetit do të udhëtojë për në Brazil.

Pritet që gjatë turneut të tij Kerry të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet e tregtisë. Sipas njoftimeve të mediave, negociatat mund të komplikohen për shkak të skandalit në vazhdim të programeve amerikane të përgjimit të bisedave telefonike dhe survejimit të korrespondencës elektronike.