Shumica e pretendentëve për lirim janë duke vuajtur në burgjet izraelite dënime për krime të rënda, të shoqëruara me përdorim dhune dhe vdekje njerëzish. Palestinezët i konsiderojnë ata heronj dhe luftëtarë për çlirimin e atdheut të tyre nga pushtuesit.

Pritet që si pjesë e masave të ndërtimit të besimit të ndërsjelltë në muajt e ardhshëm nga burgjet izraelite të lirohen 104 palestinezë, të cilët ndodhen në burgje për një kohë më të gjatë se të tjerët.