Hayden iu përgjigj negativisht pyetjes së gazetarit, nëse beson ai se Snowden është një demaskues, veprimet e të cilit i kanë sjellë dobi popullit amerikan. "Ai nuk është një demaskues, ai është dezertor", - tha Hayden.

Ai e krahasoi bërjen publike të informacionit të klasifikuar nga Snowden me një fatkeqësi natyrore, të tillë si uragani "Katrina". Sipas fjalëve të tij, pas kësaj fatkeqësie natyrore, në fund të fundit, u ndërtuan diga më të forta se sa ato të mëparshme, çka përbën një rezultat pozitiv.