Ministria njoftoi gjithashtu se ushtari 23-vjeçar kishte kryer edhe më parë një sulm ndaj një xhamie dhe se i përmbahej pikëpamjeve të ekstremit të djathtë.

I dyshuari ishte duke planifikuar një sulm të armatosur ndaj një xhamie në fund të muajit të shenjtë për myslimanët - Ramazanit.

Kohët e fundit Franca është përballur me aktivitetet në rritje të grupeve ekstremiste. Vetëm gjatë këtij muaji janë ndaluar tre organizata të ekstremit të djathtë.