"Recesion nuk ka dhe nuk do të ketë. Stanjacioni është ndoshta termi më i përshtatshëm për ekonominë e vendit", - deklaroi pikë së pari Uljukajev në një intervistë për gazetën "Kommersant" (russ. "Коммерсантъ") që nga momenti i emërimit të tij në këtë post në qershor.

Parashikimi fillestar i rritjes së ekonomisë ruse në vitin 2013 ishte planifikuar në 3.6%, por në prill të këtij viti vlerësimi u reduktua deri në 2.4%, ndërsa Ministri i mëparshëm i Zhvillimit Ekonomik Andrei Bjellousov nuk e përjashtonte mundësinë që rritja ekonomike të përbënte vetëm 1.7% dhe se ekonomia do të hynte në recesion që këtë vit. Ngadalësimi i rritjes së ekonomisë ruse po vazhdon pa ndërprerje që nga fundi i vitit 2011.