Në finale ruset (Violeta Kollobova, Anna Sivkova, Jana Zverjeva dhe Tatiana Andrjushina) mundën ekipin kinez me rezultatin 34:28. Medaljen e bronzit e meritoi ekipi kombëtar rumun që mundi në ndeshjen për vendin e tretë përfaqësuesen e Francës.

Medalja e artë e skermisteve u bë e nënta për ekipin kombëtar rus, i cili kryeson në kualifikimin e përgjithshëm ekipor përkatësisht medaljeve të fituara në Kampionatin Botëror (2-4-3). Në vendin e dytë renditet Italia (2-0-3), e ndjekur nga Estonia (2-0-0).