Sipas fjalëve të ish-Presidentit të SHBA-së, vetëm në fushën e investimeve në sektorin e shëndetësisë të vendeve afrikane Uashingtoni e parakalon Pekinin. Clinton theksoi se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë mjete të pamjaftueshme për zhvillimin e infrastrukturës dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Në këtë rast ish-Presidenti, fondacioni bamirës i të cilit është i angazhuar në Afrikë në një sërë projektesh, beson se në të ardhmen Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të bëhen partnerë në këtë rajon, duke e lënë pas konfrontimin mes tyre, në të kaluarën.