Bankat janë duke reduktuar numrin e filialeve të veta për të shkurtuar shpenzimet. Në Europë klientët gjithnjë e më shumë po i japin preferencë marrjes së kredive nëpërmjet telefonit dhe Internetit. Kjo i detyron organizatat financiare të kalojnë nga modeli tradicional i biznesit në ofrimin e shërbimeve për klientët në distancë.

Sipas informacionit të Deutsche Bank, në sektorin financiar rreth 60% e shpenzimeve shkojnë për mbajtjen e zyrave bankare. Kalimi në shërbimin e klientit në distancë mund të bëjë që bankat të kursejnë 15-20 miliardë euro deri në vitin 2021.