Sportistët rusë dhe të huaj, të cilët merren me not dimëror në pishina të hapura (angl.walruses; ndërsa rusisht ata i quajnë - моржи "luanë deti"), i mori në bord anija "Irtish" e Flotës së Paqësorit. Anija në fjalë garanton sigurinë e kalimit të parë me not në histori të Ngushticës së Beringut.

Në këtë stafetë marrin pjesë më shumë se 60 notarë nga 17 vende. Më 6 gusht ata u nisën nga Kepi Dezhneva në Çukotka. Pastaj stafeta vazhdoi me ekipe të përbëra nga 3 notarë, të cilët i linin vendin njëri-tjetrit çdo 20 minuta. Ata kanë përshkuar me not gjysmën e distancës që i ndan nga vija e finishit në Alaskë.