Snowden u arratis nga SHBA-ja në Hong Kong në muajin maj, duke bërë më pas publik informacionin mbi operacionet sekrete të shërbimeve të inteligjencës amerikane lidhur me përgjimet e survejimet në Internet. Nga data 23 qershor deri më 1 gusht ai qëndroi në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës. Më pas atij iu dha azil i përkohshëm politik në Federatën Ruse.