Kështu e komentoi ai për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" deklaratën e fundit të Zëvendësdrejtorit të CIA-s, Michael Morell, se rënia e regjimit sirian do të rrisë kërcënimin për sigurinë e SHBA-së, ndërkohë që vetë Siria do të shndërrohet në "një fabrikë" për prodhimin e terroristëve për gjithë botën.

Sipas mendimit të ekspertit, pas ngjarjeve në Egjipt administrata amerikane po përpunon lëvizje të reja dhe po rishqyrton planet që të kuptojë se çfarë është dhe çfarë nuk është e dobishme për të, kush duhet armatosur dhe kush jo.