Sipas fjalëve të tij, terroristët po ndjekin këmba-këmbës dhe po dëbojnë të ashtuquajturën Ushtri e Lirë Siriane, dhe përfaqësojnë në vetëvete një kërcënim real për të gjithë ata që dëshirojnë ta ruajnë Sirinë si një shtet laik, multi-fetar dhe multi-etnik.

Lavrov theksoi se sa më gjatë të shtyjë komuniteti ndërkombëtar afatin e mbajtjes së konferencës ndërkombëtare mbi Sirinë, aq më shumë do të pengojnë terroristët zgjidhjen e konfliktit në këtë vend.