Ceremonia mortore e Anatoli Rahlin u mbajt në një ndërtesë të shekullit XIX në Shën Petersburg, ku ndodhej një nga seksionet më të vjetra të artit marcial të xhudos. Pikërisht atje Rahlin trajnoi për shumë vite me radhë djalmoshat, në mesin e të cilëve ishte edhe kryetari i ardhshëm i shtetit. Për ta përcjellë për në banesën e fundit trajnerin e famshëm erdhën rreth 200 persona.