Gjyqtari e la në paraburgim kryetarin e familjes deri në kohën e shpalljes së aktgjykimit, që planifikohet të jepet më datë 22 gusht. Gruaja e tij, e cila ka munguar në seancat gjyqësore për shkak të një tentative vetëvrasjeje, do të arrestohet menjëherë pasi të dalë nga spitali.

Kundër prindërve birësues dëshmoi djali i tyre 21-vjeçar, duke deklaruar se nëna e tij kishte kryer marrëdhënie intime me të kur ai ishte 13 vjeç, ndërsa babai përdhunonte vazhdimisht të bijën e birësuar.