"Gjatë organizimit të kompeticioneve të tilla sportive asnjëherë nuk shtrohet si qëllim kompensimi direkt i shpenzimeve buxhetore, të cilat, ç’është e vërteta, ishin shumë modeste", - theksoi ai. Sipas fjalëve të Kryebashkiakut, festa sportive, e cila do të zhvillohet në Moskë nga data 10-18 gusht, do të tërheqë një numër të madh vizitorësh e sportëdashësish.