Në stafetën, e cila filloi ditën e martë nga Kepi Dezhnev në Çukotkë, morrën pjesë më shumë se 60 sportistë nga 17 vende.

Gjatësia e rrugës së përshkuar prej tyre me not ishte 86 kilometra. Distancën në fjalë sportistët që merren me not dimëror në pishina të hapura (russ. "моржи"; shqip "luanë deti") e kaluan pa hidrokostume dhe lopatëza për këmbët. Notarët zëvendësonin njëri-tjetrin në stafetë çdo 20 minuta. Supozohej që distancën në fjalë pjesëmarrësit ta përshkonin për 40 orë, por u nevojit më shumë kohë për shkak të motit të keq me stuhi.