Festivali do të mbledhë muzikantët klasikë më në zë, artistë të teatrit, këngëtarë operistikë si dhe kërcimtarë nga e gjithë bota, duke përfshirë edhe ata nga Rusia.

Festivali do të çelet me koncertin e solistëve nga Federata Ruse dhe Orkestra Mbretërore Kombëtare Skoceze nën drejtimin e dirigjentit të famshëm rus Valeri Gergiev.

Më 19 dhe 20 gusht mysafirët e Festivalit do të mund të ndjekin koncertet e Orkestrës Kombëtare Ruse nën drejtimin e themeluesit dhe udhëheqësit artistik të këtij kolektivi Mihaill Pletnjov.