Trazirat filluan ditën e enjte në rajonin katolik të qytetit, kur turma nisi të hidhte shishe dhe gurë mbi efektivët e policisë. Dy vetë u shtruan në spital me lëndime në kokë.

Ngjarja në fjalë shënoi përvjetorin e radhës të fillimit të aplikimit nga ana e autoriteteve britanike në vitin 1971 të praktikës së dënimit me burgim pa gjyq, i cili është përdorur kundër Ushtrisë Republikane Irlandeze.