Në mëngjes disa persona të panjohur ndaluan një autobus, i cili po udhëtonte nga aeroporti ndërkombëtar i Bejrutit dhe morrën peng anëtarët e ekuipazhit të linjave ajrore turke.

Është arrestuar shoferi i autobusit, i cili i përket klanit shiit. Kjo u dha shkas mediave të lidhin ngjarjen në fjalë me çështjen e rrëmbimit të 10 pelegrinëve libanezë në maj të vitit 2012 në kufirin siriano-turk. Këta të fundit ndodhen në duart e grupeve të lidhura me Ushtrinë e Lirë Siriane.