97% e të anketuarve janë të mirëinformuar rreth Olimpiadës së ardhshme, 83% mbajnë një qëndrim pozitiv ndaj Lojrave Olimpike. Këto rezultate u përftuan nga kompania ndërkombëtare "Nielsen", gjatë zhvillimit të një sondazhi në periudhën maj-qershor të vitit 2013. Sipas këtyre të dhënave, numri i qytetarëve që shprehen skeptikë në lidhje me Olimpiadën e ardhshme ka rënë me 4% gjatë një viti duke arritur vetëm në 2%.

Shumë rusë besojnë se Lojrat Olimpike do të përmirësojnë qasjen ndaj sportit (69%), do të kenë një ndikim të dobishëm në imazhin e vendit (68%) si dhe do të rrisin fluksin e turistëve në Rusi (60%).