Sipas fjalëve të tij, nëse Bashkimi Sovjetik i niste kozmonautët në kozmos për arsye ideologjike, Rusia ka nevojë për programet e papilotuara kozmike, falë të cilave mund të zgjidhen detyra praktike.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me perspektivat e grupit GLONASS, të cilit nuk iu bashkuan dot 3 satelitë për shkak të aksidentit që i ndodhi me raketëmbajtësen "Proton", Rogozin tha se "rinovimi i këtij grupi" është planifikuar për në fillim të vitit 2014. Ai siguroi se në financimin e programit GLONASS nuk ka ndodhur asnjë ndryshim.