"Do ta shesë apo jo familja jonë "New York Times"? Përgjigjia është - jo", - thuhet në një letër të adresuar bashkëpunëtorëve të botimit në emër të pronarëve të gazetës, familjes Ochs-Sulzberger.

Më parë në shtyp janë shfaqur në mënyrë të përsëritur thashethemet rreth shitjes së gazetës. Ndër blerësit potencialë të saj janë përmendur, në veçanti, Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Michael Bloomberg si dhe financierët e mëdhenj Warren Buffett dhe Donald Trump.