Një situatë e tillë u krijua pasi Qeveria çeke nuk mori votëbesimin nga Dhoma e Deputetëve. Zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme e mbështet forca më e madhe opozitare në vend - Partia Social Demokratike e Çekisë.

Data e zgjedhjeve të parakohshme sipas legjislacionit aktual do të caktohet nga Presidenti i vendit. Disa ekspertë besojnë se ato mund të mbahen në muajin tetor.