Peshkaqenin, gjatësia e trupit të të cilit arrin deri në 1.2 metra, disa persona e konsideruan një lodër. "Pastaj unë pashë dhëmbët e tij dhe kuptova se peshkaqeni ishte i vërtetë", - thotë një nga dëshmitarët okularë.

Makinisti, pasi u informua lidhur me gjetjen, kërkoi që të zbrazeshin vagonët dhe pastaj e drejtoi trenin për në depo. Atje më pas ia gjetën vendin kufomës së peshkaqenit.

Përfaqësuesit e metrosë theksojnë se nuk e dinë se si u ndodh në vagon peshkaqeni i ngordhur. Në të njëjtën kohë ata nuk kanë ndërmend të nisin hetimin e këtij rasti të çuditshëm.