Policia mbërriti menjëherë pas thirrjes në një shtëpi në jugperëndim të Dallasit, ku gjeti trupat e pajetë të dy personave dhe dy të plagosur. Më tej, sipas njoftimeve të policisë, i dyshuari u zhvendos në rajonin fqinj De Soto dhe hapi zjarr me armë mbi 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve humbën jetën.